Politike

Gjykata refuzon mandatet e Sakos dhe Kajmakut –

Loading...

Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin Valbona Sakos, e cila rezultoi fituese në zgjedhjet për Bashkinë. Gjyqtarja Mimoza Margjeka argumenton se Bindja Demokratike, që kandidoi me Valbona Sakollarin, është regjistruar jashtë afateve ligjore.

“Partia Bindja Demokratike është regjistruar në Gjykatë më datën 25.04.2019 pasi kishte përfunduar afati i regjistrimin e subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019. ”

Në argumentin e gjyqtares thuhet se Partia Bindja Demokratike u regjistrua në KQZ si subjekt zgjedhor më datë 27 Prill, ndonëse ishte regjistruar si parti politike më 25 Prill.

“Bazuar në nenin 64 të Kodi Zgjedhor afati i fundit për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 30 Qershorit është përcaktuar data 23 Prill 2019”.

Pasi mori në shqyrtim kërkesën e Valbona Sakos për vërtetimin e mandatit për kryetare bashkie, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e saj. Partia Socialiste nuk e komenton këtë vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, por do ta apelojë atë brenda pesë ditësh.

Në zgjedhjet e 30 Qershorit, kandidatja socialiste Valbona Sako mori 34 026 vota, ndërsa kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari mori 3629 vota.

Ky është rasti i parë për zgjedhjet e 30 Qershorit që gjykata nuk i jep mandatin fituesit të zgjedhjeve. Deri tani gjykatat kanë konfirmuar mandatet e kryetarëve të bashkive si Elbasan, Korçë, Mallakastër e Shijak.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani