Gjuzi zotohet përpara minatorëve: Do merrni çdo qindarkë ose do sulmoj kryeministrin. S’ka më vend Rama në Kuvend (VD)

TIRANË– Minatorët kanë dalë sërish në protestë përpara Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për statusin e tyre.

Atyre iu është bashkuar edhe deputeti kujtim Gjuzi, i zili në një video-deklaratë për mediat, zotohet se minatorëve do t’u kthehet çdo qindarkë.

Ndër të tjera, Gjuzi shprehet se do të sulmojë kryeministrin Edi Rama më fjalë, pasi për të rrahur thotë se nuk rreh njeri.

Më pas deputeti u jep numrin e tij personal minatorëve dhe u thotë atyre që ta kontaktojNë për çdo gjë.

Ato që do t’i meritoni dhe që jua ka borxh ky shtet, po jua thotë Gjuzi që do t’i merni ndryshe nuk ka vend kryeministri aty. Ndryshe do e sulmoj me fjalë, se ju e dini që unë nuk rrah njeri.

Ai ka tre senaca plenare që nuk vjen në Kuvend, sepse nuk vjen nuk e di. Ja tani direkt ju jap numrin e telefonit se thonë që nuk e hap telefonin Gjuzi,”– dëgjohet të thotë Kujtim Gjuzi.

 “Na ke dalë borxhit,”– thotë një nga minatorët.

Do t’jua paguajmë kokërr më kokërr, me llogari sepse unë jam ekonomist. Ju e dini këtë,”- vijon deputeti më tej.

“Do vdesim nga qejfi,”- thotë një tjetër minator.

(f.m/dosja.al)

The post Gjuzi zotohet përpara minatorëve: Do merrni çdo qindarkë ose do sulmoj kryeministrin. S’ka më vend Rama në Kuvend (VD) appeared first on .

Marre nga