Aktualitet Lajme

“Gjuhës shqipe i mungojnë shumë fjalë, përafrim me Kosovën”, flet Shahini

Loading...

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka folur sot në Kuvend mbi gjuhën shqipe, duke thënë se ajo vazhdon të shkruhet me gabime.

Shahini ka kërkuar që të rrëzohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për Akademinë e Shkencave. Sipas saj, duhet t’i hapet rruga një përafrimi intelektual mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Loading...

“Gjuha e shqipe nuk përdoret mirë, ndryshe nga vendet e tjera ku evoluon, përditësohet, por ne nuk e bëjmë mirë në gjuhën shqipe. Sot gjuhës shqipe i mungojnë shumë fjalë. I mungojnë shprehjet në gegërisht.

Fjalët i përdorim gabimisht. Krahas përpjekjeve tona me përafrim kombëtar, duhet të bëjmë një përafrim intelektual. Dekreti i Presidentit për Akademinë e Shkencave duhet të rrëzohet”, ka thënë Shahini.

The post “Gjuhës shqipe i mungojnë shumë fjalë, përafrim me Kosovën”, flet Shahini appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani