Aktualitet Lajme

Gjonaj: Burgjet e amortizuara do mbyllen, punësimet pa kriter –

Loading...

Me kërkesë të deputetit Lefter Maliqi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, u thirr sot në interpelancë në seancën plenare për sigurinë e burgjeve. Vetë Maliqi, ka qenë zv/ drejtor i përgjithshëm i Burgjeve prej 2017, post të cilin e la pas pranimit të mandatit të deputetit.

Maliqi kërkoi sqarime nga ministrja Gjonaj lidhur me testimet e policisë së burgjeve, prokurimet, korrupsionin, konfliktin e interesit dhe problemet e tjera në sistemin penitenciar. Në fjalën e saj ministrja Gjonaj u shpreh se Siguria në institucione është garantuar. Gjonaj tha se gjendja në të cilën e gjetëm në 2017 ishte e mjerueshme edhe për mungesën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës ku ndodheshin të dënuarit.

“E keni parë nga afër situatën për 1.5 vite zoti Maliqi. Siguria në institucione është garantuar. Gjendja në të cilën e gjetëm në 2017 ishte e mjerueshme edhe për mungesën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës ku ndodheshin të dënuarit. Në më pak se dy vite kemi bërë ndryshim rrënjësor duke e kthyer në një sistem të sigurt. Ndryshuam rekrutimin e stafit. E shikonin drejtorin për të bërë ndere partiake dhe e shikonin pozicionin për përfitime. Në sirtarët e atyre që i kishin harruar u gjetën lista të punësimeve sipas zonave të deputetëve dhe përfitime votash. Por tani cdo rekrutim realizohet në bazë të njohurive. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra. Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës. Kam vendosur konservimin e dy institucioneve të Krujës dhe Sarandës që të shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara.”u shpreh Gjonaj.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...