Sport

Gjoka i zhgënjyer me disfatën në Hungari: Rezultati, jo i drejtë –

Loading...

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, foli për mediat pas humbjes 3-0 në Hungari, ndaj Debrecenit. Tekniku i verilindorëve, u shpreh se humbja me 3 gola nuk pasqyron lojën në fushë, ndërsa shpresat nuk i ka humbur për takimin e kthimit.

“Luajtëm një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Patëm edhe ne rastet tona për të shënuar, por nuk i konkretizuam. Nuk mendoj se fitorja me tre gola është rezultati i drejtë i sfidës. Do të jetë një detyre shumë e vështirë në ndeshjen e kthimit. Shpresojmë që të shënojmë të paktën një gol shpejt, që të kemi shpresa të kthejmë ndeshjen” – u shpreh Gjoka.

Loading...

Ndërkohë, pas sfidës foli edhe trajneri i Debrecenit, Andras Herczeg, i cili u shpreh: “Ishte fantastike të shihje më shumë se 10 mijë tifozë në stadium. Falenderimet i takojnë ekipit në fushë. Ne e nisëm shumë mirë ndeshjen, më pas Kukësi mori kontrollin e ndeshjes, duke goditur edhe shtyllën. Bëmë disa gabime, por më pas ndryshuam vendosjen. Gjatë pushimit fola me lojtarët, dhe në pjesën e dytë luajtëm më mirë, shënuam edhe tre herë. Tre gola janë avantazh i madh, gjithsesi nuk duhet të qëndrojmë pas e të kënaqemi me kaq. Duhet të shfaqim përqendrin edhe në ndeshjen e dytë, e të bëjmë një lojë të organizuar. Duhet të nisim si të ishim 0-0”.

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani