Sport

Gjithçka gati për transferin e madh – Icardi pret lëvizjen e Juventusit

Loading...

Mauro Icardi dëshiron t’i bashkohet Juventusit, raporton La Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe përkundër interesave të Psg dhe Atletico Madrid – dëshira e tij është të shkojë në Torino, përcjell GazetaBlic.

Bordi i Interit, megjithatë – nuk është i gatshëm ta lejojë atë të bashkohet me rivalin e tyre historikë.


Icardi ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh, e cila vlen vetëm për klubet jashtë Serie A -së.

Loading...

Interi megjithatë mund të jetë i hapur për shitjen e ish-kapitenit për rreth 80 milionë euro – një pagesë që Juventusi nuk është i gatshëm ta bëjë.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’ – Marotta dëshiron vetëm të negociojë transferimin e Icardit me Andrea Agnelli dhe Juventusi nuk janë të hapur për të përfshirë Paulo Dybala në një marrëveshje shkëmbimi – ndërsa Inter nuk janë të interesuar në Gonzalo Higuain.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani