KOSOVA

Gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë pavarësisht nëse fotografia është e vërtetë ose jo –

Loading...

23:57, 16 Maj 2019

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka tronditur opinionin gjatë ditës së sotme kur ka prezantuar një fotografi që sipas saj dëshmon përdhunimin e një gruaje shqiptare nga tre serbë gjatë luftës në Kosovë.

Por, origjinaliteti i kësaj fotografie u vu në dyshim më vonë pasi fotografi të ngjashme figurojnë në internet në sajte me përmbajtje për të rritur.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë ekskluzive në ka thënë se nuk mund ta vërtetojë nëse kjo fotografi është e vërtetë ose jo.

“Nuk e di nëse fotografitë janë të vërteta ose jo. Ajo që e di unë dhe çdo njeri në Kosovë është që gjenocidi serb, krimet dhe dhunimet kanë ndodhur në Kosovë”.

“Të dy deputetet [Flora Brovina dhe Saranda Bogujevci] kanë kaluar nëpër një situatë shumë të rëndë dhe traumatike. Ajo çfarë duhet të them për të gjithë qytetarët është që ne do të shkojmë deri në fund”.

“Kjo çfarë ka ndodhur sonte ka qenë e rëndë, por ne do të shkojmë deri në fund sepse e rëndë është krimi dhe traumat që i janë shkaktuar popullit në Kosovë”.

Loading...

“Është shqetësuese, por në asnjë mënyrë nuk duhet të na çorientojë nga qëllimi ynë – ngritja e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb, Muzeu i Gjenocidit, Muzeu i Dëbimit dhe Dita e Gjenocidit – këto janë çështjet që kanë filluar”.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se nuk ka pasë dijeni që kjo fotografi do të prezantohet sot nga deputetja e tij Flora Brovina.

“Edhe për mua kanë qenë të papritura, edhe fotografitë edhe deklarimet. Nuk kam pasë fare dijeni”.

“Në momentin kur kemi filluar me seancë, kemi pasë një muhabet ku kam kërkuar që të mos vendoset fotografia e dikujt që mund ta lëndojë. Kjo ka qenë pjesa para se të dilte në publik”.

“Gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë pavarësisht nëse fotografitë janë të vërteta ose jo”.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani