KOSOVA Lajme

Gërxhaliu: Pos Vasfije Krasniqit ka edhe gra të tjera që duan të dëshmojnë

Loading...

Mjeku shqiptarë, Shukri Gërxhaliu, që ka trajtuar disa prej grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se deri në vitin 2013 ka qenë një zë i vetmuar në dokumentimin e këtij krimi.

“Në vitin 2013 ka ardh Feride Rushiti dhe ma ka heq një barrë. Deri atëherë i kemi thënë krim memec dhe tash ka filluar të aktualizohet kjo temë”, ka thënë Gërxhaliu, njofton Klan Kosova.

“Të gjitha ato gra janë heroina. Heroina e parë po del Vasfija. Drejtpeshimi shpirtëror i tyre është shkatërruar. Disa thonë që “ shyqyr që të kemi takuar se do të bënim vetëvrasje”.


Mjeku ka thënë se nuk është vetëm Vasfije Krasniqi, por që ka edhe gra të tjera të gatshme që ta rrëfejnë historinë e tyre të dhimbshme.

“Janë dy-tre raste që janë të gatshme të rrëfehen. Shumica prej tyre i njohin një ose dy prej dhunuesve. Nëse ata [dhunuesit] ndiqen janë të gatshme që të dëshmojnë. Nuk ka pasë asnjë që ka treguar për shqiptarë”.

“Kam qenë tre herë të dëshmojë në Hagë, që të tre herat kam pasë me vete listën me iniciale dhe adresën dhe personin e saktë. Kemi bërë kërkesë pse po i trajton Haga ish udhëheqësit jugosllav dhe se dhunuesit po shëtitën të lirë. Unë kam disa prej emrave të policëve që kanë marrë pjesë në dhunime”.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani