Genc Pollo për Ramën: Pushteti absolut të korrupton absolutisht –

Ish-ministri i Arsimit Genc Pollo i ftuar në emisionin “A show” të drejtuar nga Adi Krasta në “News 24” dha një mendim për dy liderët politikë në vend që “përplasen” për pushtet.

Pollo u shpreh për Ramën se ai thjesht po kontrollon tashmë një pushtet tejet të madh,  që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Sa i takon figurës së Lulzim Bashës, Pollo deklaroi se është një lider më i qetë dhe ndryshe nga se perceptohet, është i aftë të marrë vendime të rëndësishme.

“Rama është obsenues pas pasurisë dhe kontrollit. Ai po shkon drejt zgjerimit të pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën. Pushteti absolut korrupton absolutisht.

Ndërsa për Bashën, mendoj se është më i butë, më i sjellshëm. Mund të them se edhe në vendimet që merr, janë të rëndësishme dhe ai është vërtetë i vendosur. Mendoj se është një lider i mirë dhe ka një qetësi në të folur”, tha Pollo.

(d.xh/Balkanweb)

Marre nga Balkanweb