Aktualitet Lajme

Genc Pollo: 6 vjet keqqeverisje, shqiptarët duan ndryshim –

Loading...

Ish-ministri i Arsimit Genc Pollo i ftuar në emisionin “A show” drejtuar nga Adi Krasta në “News 24” tha se Rama ka keqqeverisur për 6 vjet dhe shqiptarët kërkojnë ndryshim. Pollo u shpreh se ishte në protestë dhe aty kishte mbështetje masive ndaj kauzës së opozitës së bashkuar.

Genc Pollo u shpreh nuk është për  thjesht që të ikë Rama e të vijë Basha, por se opozita e bashkuar ka platformë politike të qartë dhe më të mirë.

“Shoqëria ka vullnet për ndryshim. Ajo që thotë Rama për 1 milionë votues pro kësaj qeverie është një tezë post-komunist. Synimi është që të kemi një transformim të gjendjes në vend. Rama merret me të shkuarën, duke na sulmuar, ndërsa vetë ai ka 6 vjet në pushtet dhe keqpërdor atë.

Nëse themi se PD ka bërë gabime, atëherë mund të themi se PS në të kaluarën ka terrorizuar vendin. Rama sot ndodhet në një situatë komode dhe mund ta ndryshojë edhe Kushtetutën e vendit. Por ne nuk duhet që ta lejojmë që një njeri të marrë kaq shumë pushtet dhe ndryshimi do të vijë. Unë sapo erdha nga protesta e opozitës dhe kishte pjesëmarrje masive.

Nuk jam për atë që të ikë Rama e të vijë Basha, por kemi një platformë më të mirë. Edi Rama mban pushtetin në mënyrë të paligjshme. PD ka kërkuar një qeveri tranzitore, sepse kriza akute e do këtë gjë. Njerëzit që janë në shesh mbështeten edhe nga ata që janë në shtëpi, por këta të fundit thjesht s’janë fizikisht në demonstrata”, tha Pollo.

(d.xh/Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...