Aktualitet

Genard Hajdini apel Ramës: Lironi Dollapin, është zotni burrë… apelit i bashkohet edhe Sonila (VD)

Loading...

TIRANË– Genard Hajdini, një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale ka reaguar për dhunimin dhe shoqërimin e sekretarit organizativ të Partisë Demokratike.

Në një video të publikuar në Instagram, Hajdini kërkon lirimin e Dollapit.

Çunave, çunave të policisë, lironi Sait Dollapin. Ka qenë drejtor i Ujësjellësit, ka sjellë ujin e pijshmëm. Të pallati im ai e ka sjellë tubacionin e ri, nga ujërat e Selitës e këto gjëra. Ka bërë gjona t’mira, ka bërë shumë të mira, ai i ka sjellë të gjitha ujërat. Pavarësisht se e ka hedhur atë flakadanin, ai e hodhi në shenjë proteste por i lejohet o vëlla i lejohet se e ka dorën e madhe.

Kur të takon ai , sikur të takon Arusha. është ccuni i mirë. Është figurë o zotëri, është figurë. Hë Sonila, si thua ti?”– shprehet Genardi në video ndërkohë që më pas ndërhyn e motra e tij, Sonila.

O Ramë po ça bën o Ramë ti je shpëtimtar i popullit. Pse u acarove kshu, liroje Dollapin o Ramë,”- thotë ajo.

Sait Dollapi, sekretari organizativ i Partisë Demokratike u dhunua ditën e sotme nga policia e shtetit teksa ndodhej në protestën e opozitës. Pasi efektivët e rrahën me shkop gomë, Dollapi u shoqërua për në drejtorinë e Policisë.

(f.m/dosja.al)

The post Genard Hajdini apel Ramës: Lironi Dollapin, është zotni burrë… apelit i bashkohet edhe Sonila (VD) appeared first on .

Marre nga

Loading...