Politike

Gazment Bardhi në Prokurori për gazin lotsjellës –

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shkuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas selisë blu, Bardhi ka shkuar në organin e akuzës për padinë që Partia Demokratike ka bërë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në protestat e opozitës.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës regjistroi kallëzimin penal të bërë nga PD më 18 Mars ndaj Lleshajt dhe Policisë së Shtetit.

Sipas selisë blu, Policia e Shtetit ka shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga opozita, duke thënë se përdorimi i gazit lotsjellës dhe hedhja e ujit me presion ndaj protestuesve është bërë në shkelje të ligjit dhe janë tejkaluar kompetencat. Në padinë e saj, Partia Demokratike thotë se përdorimi i gazit lotsjellës nga policia nuk ka pasur për qëllim shpërndarjen e protestuesve, por pengimin e zhvillimit të protestës. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

About the author

publialb

Add Comment

Click here to post a comment