Aktualitet

Gazi lotsjellës në protestën e opozitës, Berisha: E helmuar edhe një studente norvegjeze

Loading...

TIRANË– Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në Facebook shkruan se mes protestuesve të lënduarve nga gazi lotsjellës është sekretarja e Përgjithshme e EDS-së, Sara Jurik.

Sipas Berishës, studentja norvegjeze ndodhet në gjendje të rëndë në spital nga helmimi nga gazi lotsjellës i hedhur kundër protestuesve.

Postimi i plotë:

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 16 efektivë policie dhe 4 protestues.

(k.m/dosja.al)

The post Gazi lotsjellës në protestën e opozitës, Berisha: E helmuar edhe një studente norvegjeze appeared first on .

Marre nga

Loading...