Gazetari: Është më i keq se Rama, Veliaj të vret! –

Të ftuarit e pjesës së fundit të programit “A Shoë” në News 24, ishin gazetarët Erion Kristo, Bledian Koka dhe regjisorja Suela Bako. Ata komentuan ngjarjet më të fundit në vend, që nga shembja e banesave te Bregu i Lumit, protesta e opozitës dhe grabitja e parave në Rinas.

“U thyen këmbët, ka gra me hematoma për shkak të dhunës. Ky njeriu me një cinizëm ekstrem është më i keq se Edi Rama ky të vret”, tha Bledian Koka për kryebashkiakun Veliaj.

“Qytetarët tek Bregu i Lumit kishin mbi 20 vite aty, kanë paguar taksa, mund të kenë gabuar që kanë ndërtuar aty, por si mund të lihen tani në mes të rrugës”, vijoi Koka.

“Ata fëmijët do rriten me atë idenë që Lali Eri i zgjoi me gaz dhe pastaj dëgjohet teksa thotë, ligji, ligji është ligji”, u shpreh Kristo.

Sa për protestën, Sula Bako komentoi të riun që zgjodhi të protestojë duke urinuar tek dera e Kryeministrisë. “Një njeri që i shkon jeta në zgrip, ka të drejtë të bëjë ç’të dojë”.

Sa për bojën e hedhur mbi Kryeministri, Kristo tha: “Unë e vlerësoj si vepër arti”.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published.