Gara për titullin në Angli –

Si Liverpool dhe Manchester City i fituan ndeshjet e radhës në kampionat, respektivisht ndaj Chelsea dhe Crystal Palace. Beteja për titullin mbetet ende e ndezur dhe të dy ekipet po bëjnë llogaritë. Për Jurgen Klopp duhet përqendrim deri në fund, kur Liverpool ka 2 pikë më shumë se Manchester City por një ndeshje më tepër.

Jurgen Klopp. trajner i Liverpool :Nëse dikush do të tregonte pak minuta para fundit që Manchester City po humbet nuk do më ndihmonte. Do të humbisnin përqendrimin. Ajo që duhet të bëjmë është që të grumbullojmë sa më shumë pikë kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për tu luajtur. Kemi 85 t’i bëjmë 97.

Ekipi i Pep Guardiola ka 1 ndeshje më shumë për të zhvilluar, por me një kalendar më të vështirë, por është i favorizuar në sfidat direkte me Liverpool.

Pep Guardiola trajner i Manchester City : Si Liverpool dhe Manchester City mund të lëshojnë pikë ku nuk e presin. Futbolli është i paparashikueshëm në këtë aspekt. Ne kemi treguar seriozitet në 2 muajt duke luajtur të gjitha ndeshjet përfshi ato të Champions me shumë seriozitet. Kemi edhe 5 ndeshje për të zhvilluar. 

Manchester City është kampioni në fuqi i Premier League, ndërsa Liverpool nuk e fiton prej vitit 1990.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Leave a Reply

Your email address will not be published.