Sport

Gara për mbijetesë në Superligë –

Loading...

Pas titullit kampion të mbyllur matematikisht ku Partizani tromfoi pas 26 vitesh vëmendja kalon te kupat e Europës dhe mbi të gjitha mbijetesa. Te Tirana është kthyer makthi i rënies nga kategoria ndonëse qëndrimi në superligë do të diskutohet me krutanët që janë rivalë direkt.

Ardian Mema, trajner i Tiranës: Asgjë nuk ka përfunduar. Me elemntët që kam mund ta fitojmë, por jo duke luajtur si sot.

Bledar Devolli, trajner i Kastriotit: Fatin e sezonit e kemi në duart tona nuk ka të bëjë me të tjerët.

Presidenti i bardhebluve, Refik Halili është i bindur se Tirana nuk rrezikon të zbresë një kategori më poshtë.

Refik Halili ,President i Tiranës: Nuk e kam frikë Kastriotin për mua është zero.

Trajneri i Luftëtarit Jualian Ahmataj kërkon ende përqendrim, që mbijetesa të arrihet matematikisht.

Julian Ahmataj, trajner i Luftëtarit: Nuk e kemi siguruar ende qëndrimin, na duhen pikë akoma.

Luftëtari nuk luan këtë javë, pasi është parashikuar ndeshja me Kamzën që fitohet në tavolinë.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...