Lifestyle

“Fustanin e kam qepur unë”, Olti Curri sherr me ‘stilisten’ e veshjeve të Ajola Xoxës: Po bëhesh pjesë e vjedhjes së artit të dikujt tjetër, mos e mbro kot (I PLOTË)

Loading...

TIRANË–  Zbulohet stilistja e fustanit të Ajola Xoxës. Poshtë postimit të blogerit Olti Curri për çmimin e fustanit të Ajolës ka ndërhyrë një grua e cila pretendon se ia ka qepur ajo veshjen.

Kaq ka mjaftuar që Olti ta akuzojë atë për plagjaturë dhe se po i prish imazhin zonjës së parë të kryeqytetit me veshje të vjedhura.

 

 

Debati i plotë në komente:

Tefta Seiti: Olti megjithe simpatine per ty, fustanin e kam qepur une per znj ne fjale. Te tjerat i dini vete por me takon qe te nderhyje sepse me duket e padrejte qe thuhen gjera dhe po na merrni dhe vlerat e punes. Qepim bukur edhe ne stilistet shqiptar. Ja psh Joni shoku yt i ben sh te bukura😊. Me respekt atelia t@n couture

Olti Curri: Dmth ti ke kopjuar?! Nuk qenke stiliste pra. Mos na ngaterro kot.

Tefta Seiti:  Une kopjoj si te gjithe ju dhe krijoj dhe montoj bej cdo gje te bukur,mos u nxito se nuk me njeh.Pastaj problemi ketu nuk jam une jam apo nuk jam stiliste …..

Olti Curri:Mire qe kopjon copy paste artin e dikujt tjeter por na fut te gjitheve ne nje thes! Jo zonje une nuk kopjoj. Nuk kopjoj jo se nuk jam tentuar por se sot bota eshte transparente edhe te del mashtrimi kollaj. Siç te doli ty. Kur te gjesh diçka te kopjuar nga une nxirre edhe jemi barabart. Me habit guximi yt qe del dhe thua punlikisht kete model e kam kopjuar une dhe jam stiliste. Ose po mbron Ajolen me çdo kusht, ose po behesh pjese e vjedhjes se artit te dikujt tjeter ti dhe Ajola bashke. Nese fustanin e ke bere ti here tjeter lajmeroje klienten se ka kosto te madhe ne publik qe gruaja e nje politikani vjedh artin e nje dezajneri te huaj. Shembull i keq shume.

Tefta Seiti: Olti, nuk jam gazetare as politikane. Te gjjthe kopjojne dhe ndjekin tendenca. Mos u merr me njerez si puna ime se nuk perfiton asgje. Thjesht nderhyva per nje te vertete. Kam shume kliente qe presin modele te bukura dhe rendesi ka ti bejme e tu rrine bukur. Kaq e thjeshte.

Olti Curri: Une krijoj vete edhe sikur tekstin apo shkrimin tim ta marre nje tekstshkrues apo gazetar tjeter me dhimbset shume. Ne gjithe boten kjo quhet plagjature. Nuk merrem me ty (edhe pse akuzat i ngrite ti) por edhe ti mos mbro nje kopjo, se jam i bindur qe krijon gjera origjinale shume interesante.

Blogeri Olti Curri ka treguar se fustanet që Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt ka në garderobën e saj kanë çmime marramendëse.
(k.m/dosja.al)

The post “Fustanin e kam qepur unë”, Olti Curri sherr me ‘stilisten’ e veshjeve të Ajola Xoxës: Po bëhesh pjesë e vjedhjes së artit të dikujt tjetër, mos e mbro kot (I PLOTË) appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani