Aktualitet Lajme

Furnizimi me barna në rrezik/ Importuesit dhe shpërndarësit kushte për FSDKSH

Loading...

Kjo është letra që shoqata e importuesve dhe shpërndarësve të produkteve farmaceutike i ka dërguar Fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor ku i njofton se nuk do të firmosë kontratë me fondin për vitin 2019.

Dhe nëse FSDKSH nuk ulet në bisedime me importuesit dhe distributorët tregu farmaceutik rrezikon furnzimin me barna. Anëtarët e shoqatës të cilët kanë firmosur letrën dërguar FSDKSh sqarojnë se neni i parë i kontratës dy palëshe që duhet firmosur ndërmjet tyre dhe Fondit është kusht i panegociueshëm.

Ajo lidhet pikërisht me përgjegjësinë që i ngarkon Fondi në rast të krijimit të vonesave apo mungesa të barnave nën tregun farmaceutik.
Citim Neni 1: Objekt i kontratës duhet të ndryshohet përsa i përket disponibilitetit , pasi importuesi dhe shpërndarësi sigurojnë importin dhe shpërndarjen e barnave në varësi të disponibilitetit të siguruar nga mbajtësi i autorizimit për tregtim.

Propozohet ndryshim i kontratës. Nga ana tjetër kërkohet tu hiqet përgjegjësia kur mungojnë barnat që janë alternative e parë dhe e vetme në listën e barnave me rimbusim . Pasi sipas tyre disponibiliteti nuk mund të jetë përgjegjësi e importuesit, por sërish mbajtësit të autorizimit për tregtim.

Pasi disponibiliteti mund të mos sigurohet për çështje të ndryshme si probleme prodhimi për shkak të mungesës së lëndës së parë probleme ndër institucionale si miratimi i çmimit nga Ministria e Shëndetësisë Agjensia e barnave FSDKSH për shkak të moskoordinimit ndërmjet tyre.

Ndaj e shkruar e zezë në të bardhë 16 shoqëri importuese dhe shpërndarës paralajmërojnë FSDKSH se nuk lidhin kontrata për vitin 2019. Ata theksojnë se janë të gatshëm për të dakortësuar me FSDKSH në hartimin e një kontrate në funksion të mbrojtjes së tregut farmaceutik nga fiktiviteti dhe zinxhiri joligjor i qarkullimit të barnave.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani