Lifestyle

Funerali i kthen të qarat në të qeshura, i vdekuri bën batutën e fundit

Loading...

Një funeral tepër i pazakontë në Irlandë ka kaluar nga lotët e zisë te të qeshurat, për shkak të një rrengu të fundit që luajti i vdekuri, i cili ishte njohur gjithë jetën si njeri me shpirt humori.

Edhe në momentin që arkivoli u fut në gropë, ai kishte llogaritur që t’u jepte të afërmëve të tij një të qeshur të fundit.

Sapo arkivoli arriti në fund, një zë i regjistruar nga ai vetë u dëgjua nga brenda arkivolit. Nuk thoshte ndonjë mesazh lamtumire prekës, por një mundësi e fundit për t’i dhuruar të qeshura të afërmëve. Dhe ia doli.

Loading...

Pasi u dëgjuan disa të trokitura nga brenda arkivolit, zëri i tij tha:  “Ej, ku dreqin jam këtu? Më nxirrni! Është shumë errësirë këtu ! Prift është ai që po dëgjoj? Jam Shej, brenda në kuti. Jo, përpara jush! Kam vdekur!”

Kjo bëri që të afërmit të mos e mbajnë të qeshurën dhe videoja e funeralit mori shumë klikime në internet.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani