Lifestyle

Ftesa e çuditshme: Funerali i tezes dhe dasma ime në të njëjtën ditë, kursej ca para

Loading...

Një nuse ka shkaktuar zemërim tek miqtë e saj pasi kërkoi që të bashkonte ceremoninë mortore të tezes me dasmën e saj.   Gruaja nga Santa Maria, Kaliforni, iu bëri thirrje në Facebook mysafirëve të saj që të shkojnë në funeralin e tezes dhe dasmën e saj, që do të zhvillohej në një ambient të hapur dhe të përbashkët.

E gjithë kjo do të bëhej për të kursyer para. Një mik e pyeti në Facebook:- Kjo është një martesë dhe funeral i përbashkët për të kursyer kostot e kishës? Shumë e çuditshme! ‘.

Postimi lexon:- ‘Të dashur miq dhe familje të dasmës! Disa prej jush mund të kenë marrë lajmin që tezja Karen ka vdekur nga shkaqet natyrore. Jemi të pikëlluar thellë për humbjen e saj, por premtojmë se nuk do ta anulojmë martesën javën e ardhshme.

Ne e dimë se ajo do të donte që të festonim dhe të kishim një ditë plot me dashuri dhe gëzim. Do të doja gjithashtu të shtoja se shpenzimet e varrimit janë shumë të shtrenjta dhe ne do të kemi një seancë të hapur mortore në dasmën tonë.

. Janë të lirë që të vijnë ata që janë të ftuar në dasmë, që t’i japin edhe lamtumirën e fundit tezes.  Mos harroni, edhe pse humbja e atyre që duam mund të na thyejë zemrën,  gjithashtu ka gëzim në festimin e dashurisë. Jemi  të ngazëllyer       që të ju shohim të gjithë atje të shtunën!’.