FOTOLAJM/ Pas kryeministrisë, dhe dyert e Kuvendit mbulohen me shtresë hekuri

TIRANË- Opozita nesër do të zhvillojë protestën e saj të 5-të kombëtare, e cila pritet që të mbahet para kryeministrisë.

Në protestat e fundit dhuna ka qenë e pranishme dhe ka detyruar punonjësit e kryeminitrisë që të mbyllin me llamarina hekuri dhe dyert dhe dritaret në pjesën ballore.

Por kur dhuna përfshiu këtë herë dhe godinën e Kuvendit, një gjë e tillë është bërë sot nga punonësit e këtij institucioni.

Një qytetar ka dërguar një foto në redaksinë e Dosja.al që tregon se sot pasidte disa punëtor kanë mbuluar me llamarina dyert kryesore të Kryesisë së Kuvendit, e cila në protestën e fundit u përfshi nga flakët.

(A.B. Dosja.al)

The post FOTOLAJM/ Pas kryeministrisë, dhe dyert e Kuvendit mbulohen me shtresë hekuri appeared first on .

Marre nga