FOTO/ ‘Sillni doktorin’, Flaka Krelani ‘kryqëzohet’ nga fansat për ndërhyrjet estetike: Kritikat hyjnë në një vesh e dalin nga tjetri

Këngëtarja kosovare, Flaka Krelani, së fundmi ka publikuar këngën e saj të re “Slay” e në klip u shfaq më seksi se asnjëherë.

Paraqitja e saj në klip ra në sy dhe komentet ishin pafund drejtuar saj. Mbi të gjitha për ndryshimet që ajo ka bërë në pamjen e jashtme, për shkak të ndërhyrjeve estetike.

Ndaj gjtihë komenteve negative, Flaka iu është përgjigjur në intervistën e dhënë për Prive.al ku shprehet:

“Faleminderit, por nuk janë ndërhyrje si i keni menduar ju dhe si janë hiperbolizuar. Nëse flasim për përmasa trupore, brisk në trupin tim kurrë nuk ka hyrë. Me punë gjithçka realizohet. Këto përmasa i kam patur që fëmijë falë familjes dhe trashëgimisë së nënës time. Çuditem me faktin se si njerëzit çuditen me faktin se “mrekullia për veten ekziston”. Të gjitha i hedh poshtë, nëse keni dyshime, sillni doktorin”,- shprehet Flaka.

Madje ajo shtoi se këto regaime plot negativitet nuk e shqetësojnë aspak:

“I falënderoj ata që nalen e analizojnë, dhe komentojmë. Të gjitha kritikat për ne janë plus i madh. Mirëpo ofendimet e degradimet, hyjnë në një vesh e dalin nga tjetri”.

L.K/Dosja.al

The post FOTO/ ‘Sillni doktorin’, Flaka Krelani ‘kryqëzohet’ nga fansat për ndërhyrjet estetike: Kritikat hyjnë në një vesh e dalin nga tjetri appeared first on .

Marre nga