Lajme

FOTO/ Nisin homazhet në nder të “Dëshmorit të Atdheut”, majorit Klodian Tanushi –

Loading...


Në ambientet e Muzeut Kombëtar po zhvillohen homazhet në nder të Klodian Tanushit, majorit të rënë në krye të detyrës gjatë misionit “Enhanced Forward Presence” të NATO-s në Letoni.

Sipas vendimit të marrë nga ekzekutivi, dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare. Për këtë arsye, në të gjitha institucionet shtetërore dhe private flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Pas ceremonisë përcjellëse që pritet të zgjasë deri në mesditë, arkëmorti me trupin e majorit do të dërgohet drejt banesës së fundit në “Varrezat e Dëshmorëve”, për t’u prehur pranë dëshmorëve të Forcave të Armatosura (FA).

Nga incidenti i shënuar më datë 6 maj në kampin “Adazi” në Letoni, humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, ndërsa mbeti i plagosur rreshteri Julian Kapaj.

Major Tanushi ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda katër ditë pas ngjarjes në një nga spitalet e Letonisë.

Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar nën drejtimin e majorit të ndjerë fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake të Adazi-t si ekipi më i mirë në vrap.



Marre nga TPZ.al

Loading...