FOTO/ Ndjekësit e akuzojnë Dua Lipën për ‘photoshop’, mami i Ledri Vulës i del në mbrojtje: Ke qenë e bukur që kur ishe 1-vjeç

Dua Lipa poston shpesh foto nga fëmijëria e saj dhe u tregon gjithë ndjekësve detaje nga jeta e saj para se ajo të bëhej e famshme.

Dua ka qenë një vajzë e brishtë, e ëmbël dhe tepër bukuroshe, ashtu si të gjithë vajzat e tjera edhe ajo ka pasur shumë dëshirë të luaj me tualete, kryesisht buzëkuqat e mamit.

Por, ndjekësit e saj e kanë mërzitur shumë me komentet negative që i kanë lënë në foton që këngëtarja ka postuar kur ka qenë e vogël.

“Njerëzve që thonë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë që buzët të më duken më të trasha, dua t’ju them se jeni të çmendur. Nuk më besohet që po detyrohem të mbroj veten. Ju njerëz jeni jashtë kontrolli”,– shkruajti e mërzitur Dua në foton e postuar në profilin e saj në Instagram.

“Ke qenë e bukur që kur ishe 1 vjeç”, – i ka komentuar menjëherë Xheraldina, nëna  reperit të njohur, Ledri Vula, e cila nuk e ka lënë me kaq, por ka shkruar sërish:

“Dua-n e kam parë që kur ka qenë në barkun e nënës dhe kur lindi dhe ishte fëmijë. Ka qenë shumë e bukur, pra mund ta urreni sa të doni. Unë nuk kam ndërmend të zihem për dikë që është i bukur brenda dhe jashtë,  “-ka shkruar mami i Ledrit.

Komenti i Xheraldinës, nënës së Ledri Vulës.

L.K/Dosja.al

The post FOTO/ Ndjekësit e akuzojnë Dua Lipën për ‘photoshop’, mami i Ledri Vulës i del në mbrojtje: Ke qenë e bukur që kur ishe 1-vjeç appeared first on .

Marre nga