Aktualitet Lajme

Foto/ Arta Marku në kryeministri 7 orë pas protestës –

Loading...

TIRANË

Makina e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e kryeministrisë. Fotot e mjetit me targe AA747VA, i cili i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.

Bombat molotov, mbi fasadën e kryeministrisë, kryesisë së Kuvendit dhe më pas në zonën e parlamentit, flakadanët dhe përballjet e protestuesve me gazin lotsjellës të lëshuar nga Policia e Forcat Speciale, numëruan rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues të ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu.

Mes tyre për disa orë edhe sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi. Ky i fundit u godit barbarisht me shkopinj gome nga Forcat Speciale pasi ishte rrëzuar në tokë.

Fotot e siguruara nga “BalkanWeb” tregojnë makinën e Arta Markut të hyjë në kryeministri nga hyrja që përdoret zakonisht për delegacionet. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj vizite dhe nëse zonja Marku është takuar me kryeministrin apo sekretarin e përgjithshëm te Kryeministrisë. Një vizitë arsyet e së cilës mund të bëhen të ditura me vonë nga vetë zonja Marku apo pritësi i saj.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani