KOSOVA

Flora Brovina tregon se si i ra në duar fotografia që shpalosi dje –

Loading...

14:47, 17 Maj 2019

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka thënë se fotografinë që e publikoi dje e ka pasur në duar nga viti 2003.

Ajo ka thënë se kanë qenë dy persona që ia kanë dhënë këtë fotografim, njofton .

“Fotografinë e kam pasur nga viti 2003 dhe e kam ruajtur në mesin e shumë dokumenteve të tjera. Më është thënë se ngjarja ka ndodhur në Dukagjin. Ka qenë një aktivist i të drejtave të njeriut që ma ka dhënë. Emrin nuk e di ia kam harruar. Ma kanë sjell zarfin dhe më është thënë se bëhet fjalë për një grua 35 vjeçare. Kurse personi tjetër me të cilin për këtë kam folur në telefon më ka thënë se ‘e kam verifikimin’”, është shprehur Brovina pas intervistimit në prokurori.

Brovina ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nuk e ka ditur dje rastin për të cilin e publikoi fotografinë.

“Jo ai nuk e ka ditur. Kam pasë dje shumë dokumente të tjera për të dëshmuar gjenocidin por s’doja se cilin ta nxirrja si më të fuqishmin. Besoj tash se përgjigjen më të mirë do ta jep prokuroria e shtetit”.

Ajo duke iu kërkuar falje të dhunuarave gjatë luftës ka thënë se kurrë nuk e ka shkelur dinjitetin e tyre

“20 vjet kam punuar në baza vullnetare për këtë. Mevlude Saraçi  ka qenë nënkryetare e komisionit për të zhdukurit në vitin 2003 dhe kemi bërë punë të madhe për zbulimin e varreve masive”.

“Sot jam intervistuar në cilësinë e dëshmitares”

Marre nga KlanKosova

Loading...