KOSOVA

Flora Brovina mund të jetë manipuluar nga shërbimet armike të inteligjencës –

Loading...

“Ashiqare dikush Brovinën e ka manipuluar për ta diskredituar klasën politikë dhe iniciativat që po zhvillohen në vend. Pra e kemi të bëjmë me një luftë speciale. Mendoj se ajo duhet sa më shpejtë të tregojë se kush ia dha fotografinë, në mënyrë që institucionet përkatëse ta hetojnë se për çfarë po bëhet fjalë”.

23:44, 16 Maj 2019

Njohësi i çështjeve politike, Valon Syla, ka thënë se deputetja Flora Brovina mund të jetë manipuluar nga shërbimet armike të inteligjencës me fotografinë ku pretendohej se po dhunohej një grua kosovare nga ushtarët serbë.

Ai këto komente i ka bërë në edicionin special të lajmeve në , duke shtuar se deputetja Brovina duhet të tregojë sa më shpejtë se kush ia ofrojë atë fotografi në mënyrë që institucionet përkatëse ta zbardhin këtë rast.

“Mendoj se deputetja Flora Brovina tani është në një shok momental që e ka përjetuar rëndë kontestimin e fotografisë ku pretendohej se po dhunohej një grua shqiptare nga tre ushtarë serbë”.

“Duket qartë se ajo është e manipuluar nga fotografitë që kemi parë. Fjala është për një mashtrim dhe tash mbetet të shihet se çfarë do të tregojë ajo për këtë gjë. Ajo mund të jetë manipuluara nga shërbimet armike të inteligjencës”.

“Tani u mbetet institucioneve relevante që ta verifikojnë origjinalitetin e kësaj fotografie. Sa më shpejtë të tregojë ajo se kush ia lëshojë në dorë atë fotografi – është më mirë për të dhe për ne”.

“Ne e dimë se tani janë duke ndodhur gjëra të rëndësishme në Kosovë. Ka një iniciativë për themelimin e një Tribunali për t’i gjykuar krimet e kryera nga shteti serb gjatë luftës në Kosovë dhe dikush ka qenë i interesuar që ta dëmtojë këtë iniciativë nëpërmjet një lufte speciale”.

Loading...

Analisti Syla ka thënë se dikush mund të ia ketë ofruar këtë fotografi deputetes Brovina në mënyrë që ta diskreditojë klasën politikë dhe iniciativat që po zhvillohen në Kosovë për themelimin e një Tribunali për krimet e luftës.

“Unë mendoj se përgjegjësia e plotë i takon deputetes Brovina. Ajo nuk mund të luajë lojëra me fakte të paqëndrueshme. Shihet qartë se kjo fotografi është e një porno-filmit”.

“Ashiqare dikush Brovinën e ka manipuluar për ta diskredituar klasën politikë dhe iniciativat që po zhvillohen në vend. Pra e kemi të bëjmë me një luftë speciale. Mendoj se ajo duhet sa më shpejtë të tregojë se kush ia dha fotografinë, në mënyrë që institucionet përkatëse ta hetojnë se për çfarë po bëhet fjalë”.

“Pra e shohim një lojë shumë të pasinqertë dhe një populizëm që po bëhet në emër të viktimave të luftës. Brovina e ka humbur kredibilitetin për të dëshmuar. Çfarë ka bërë ajo, ka rënë pre e një mashtrimi dhe e ka humbur kredibilitetin që të flasë për këtë punë”.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani