Aktualitet Lajme

Flet halla e Marsidës: “Është martuar që 14 vjeçe, se dinim që kishte lidhje me Dritanin”

Loading...

Vrasja e Dritan Haxhollit mëngjesin e sotëm në Kavajë dhe si ndodhi kjo ngjarje, ka tronditur opinionin publik. Së fundmi, kanë folur familjarët e Marsida Qatjas, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me Dritanin.

Për “News 24”, halla e Marsidës ka thënë se ajo ka qenë e martuar që 14 vjeçe me burrin e parë, ku solli në jetë dy fëmijë. Më pas, ajo u martua me burrin e dytë, nga i cili ka një fëmijë 2 vjeç.

Loading...

“Marsida është martuar 14 vjeçe, me burrin e parë ka 2 fëmijë, ndërsa me burrin e dytë ka një djalë. Ne nuk e dimë që Marsida ka pasur lidhje me Dritanin”, ka thënë halla e saj.

The post Flet halla e Marsidës: “Është martuar që 14 vjeçe, se dinim që kishte lidhje me Dritanin” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani