Lifestyle

“Fjalët më të ndy.ra nga shqiptarët”, Bebe Rexha shpërthen ndaj popullit: “Të dhëmb”

Loading...

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të njohura me origjinë shqiptare, e cila përherë e ka treguar me krenari origjinën e saj.

Mirëpo, pak më parë, Bebe ka bërë një video në Instastory, ku ka treguar se komentet më të ndyra i vijnë nga shqiptarët dhe nuk i kupton pasi vendasit duhet ta përkrahin njëri-tjetrin.

 “Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët. Kjo më bën shumë konfuze sepse… a nuk supozohet që ne t’i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin? Mendoj se duhet të tregojmë më shumë dashuri, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë.  Nuk mund të them se të gjithë nuk ma shprehin mbështetjen e tyre sepse ka persona, fansa të mitë shqiptarë që më thonë që ndihen krenarë për mua, por thjesht është e vështirë që të shohësh se vetë njerëzit e tu të thonë gjëra jo të hijshme për ty. Unë jam personi numër një që përkrah njerëz nga vend im… Megjithatë shoh që ka persona që më mbështesin dhe përkrahin, kështu që, faleminderit”, është shprehur Bebe.

The post “Fjalët më të ndy.ra nga shqiptarët”, Bebe Rexha shpërthen ndaj popullit: “Të dhëmb” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani