Sport

Finalja, në Romë po bëhet nami. Tifozët përleshen me policinë! –

Loading...

Pak ccaste përpara fillimit të finales së madhe të Kupës së Italisë mes Lacios së Tomas Strakoshës dhe Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Etrit Berishës, në rrugët e kryeqytetit italian ka shumë problem me tifozët e Lacios dhe policinë, të cilat janë përplasur ashpërsisht mes tyre.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, forcat e rendit u janë përgjigjur ashpërsisht mësymjeve të dhunshme të tifozëve të Lacios, të cilët njihen për prirjet e tyre fashiste. Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërsa tifozët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe. Raportohet për një polic të plagosur.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...