Aktualitet Lajme

Fiks Fare/ Fabrika e peshkut ndot mjedisin në Spitallë, prokuroria mbyll dosjen

Loading...

Reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Prokuroria në përfundime pa bërë analiza me ekspert të mjedisit.

Fabrika e konservimit të peshkut në Spitallë të Durrësit vazhdon punën edhe pse Inspektoriati i Mjedisit e ka pezulluar që në vitin 2017. Banorët e zonës ankohen në Fiks Fare për ndotjen e lartë që ky subjekt shkakton, gjë e cila është konstatuar edhe nga matjet e inspektoriatit. Por prokuroria ka mbyllur çështjen, pasi ka dalë në përfundimin se nuk ka mbetje toksike në sipërfaqe edhe pse nuk ka kryer asnjë analizë. Për këtë rast ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili u ka dhënë të drejtë banorëve dhe ka kërkuar respektimin e ligjit nga institucionet.

Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e të premtes ankesën e banorëve në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit të cilët prej 15 vitesh nuk gjejnë zgjidhje për fabrikën e peshkut ” Konservimi Adriatik” e cila ndot ambientin duke e bërë të pamundur jetesën.

Ata shprehen se Fiksin e shohin të vetmen zgjidhje, pasi deri më sot asnjë institucion nuk u ka ardhur në ndihmë. Banorët janë ankuar te Inspektoriati i Mjedisit dhe pas kësaj fabrika kishte sjellë disa tuba, të cilët nuk u vendosën kurrë në punë. Mbetjet që shkakton fabrika ndërkohë hidhen në kanalin që kalon përmes lagjes së tyre.

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit në përgjigjen që kthehu pas kërkesës së Fiks Fare thoshte se ndaj subjektit fillimisht është vendosur një gjobë në vlerën e 300 mijë lekë e më pas ka pezulluar fabrikën, pasi nga analizat që ishin bërë ishte konstatuar ndotje e lartë e mjedisit. Gjithashtu në përgjigje theksohet se çështja i ka kaluar prokurorisë, ku kjo e fundit i ka mbyllur hetimet në vitin 2018. Nga ana tjetër Fiksi mëson se edhe pse prokuroria i ka mbyllur hetimet e ka dalë në përfundime, ajo asnjëherë nuk ka kryer analiza për matjen e ujit me ekspertët e mjedisit.

Për problemin e banorëve të Spitallës ka reaguar me një raport edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke e quajtur shqetësimin e tyre të drejtë. Në raport thuhet se banorët janë sorollatur dhe shpërfillur nga institucionet, duke përmendur mbylljen e hetimeve nga ana e prokurorisë pa kryer asnjëherë analiza thuhet në raport.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani