Aktualitet Lajme

Fier, përplaset nga makina, ndërron jetë në spital 66-vjeçari –

Loading...

FIER

Një aksident është shënuar sot rreth orës 20:55 në aksin rrugor Seman-Fier, ku një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur për vdekje 66 vjeçarin e indentifikuar si Ramiz Kajolli. Menjëherë pas përplasjes, 66 vjeçari është transportuar për në spital ku edhe ka ndërruar jetën. I ndjeri në momentin e aksidentit udhëtonte me biçikletë.

“Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:55, në aksin rrugor Seman – Fier, një mjet i pa identifikuar duke lëvizur në rrugë ka aksidentuar shtetasin R.K, 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e mjetit që është larguar, dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani