Aktualitet Lajme

Fier/Nisen protestuesit e parë,Baçi: Jemi për rrëzimin e Qeverisë –

Loading...

FIER

Pak orë para protestës së organizuar sot nga opozita drejt Tiranës janë nisur edhe protestuesit e parë nga qyteti i Fierit. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi  në një prononcim për gazetarët ka komentuar edhe dhunën ndaj sekretarit organizativ të protestave në PD, Sait Dollapin. Ai tha ndër të tjera se protesta do të jetë e fuqishme dhe se qytetarët kërkojnë rrëzimin e Qeverisë.

“Dhuna nuk ishte vetëm ndaj Soit  Dollapit. Ishte dhune e shëmtuar që për herë të parë detyroi edhe ministrin e Brendshëm të prononcohej, me hipokrizine qe e shoqëron. Dhuna ishte ndaj shume  protestuesve jo vetëm ndaj Sait Dollapit. Janë ndaluar dhe shoqëruar rreth 100 protestues, 6 nga Fieri, 4 janë liruar dy janë ende në komisariatet e policisë në Tiranë po merremi me procedurat e lirimit .  Sot jemi përsëri për protestë.  Protesta do te jetë e fuqishme.

Përdorimi i mjeteve piroteknike apo i  bombave Molotov nuk mund të kontrollohet, pasi kanë mllefin dhe revolten e tyre. duhet tu pergjigjemi forcerisht edhe forcave te rendit me ate lloj sjellje qe bejne.

Nuk do të ndalojnë në çdo lloj mënyre, mjeti dhe forme.  Kërkesa është zgjedhje te lira dhe te ndershme, zgjedhje të pakonteshtueshme dhe të pakpromentuara dhe të pakomanduara nga ky kryeminister i korruptuar.

Nuk do te ndalojme cdo dite ne proteste, edhe pse eshte nje proteste vetem dy dite nga e shtune dhe jane te lodhur.

Panvarisht se esthe nje kohe jo e pershtateshme per proteste, nuk na ka penguar asgje.

Loading...

Ketu jane nje pjese e vogel, te tjere jane nisur nga zona te tjere.

Do te jemi drejt Tiranes, e do te marshojme

Presionet e policise jane te vazhdueshme, kane hyre ne banesat e demokrateve, te protestueve pa mandate, vazhdojne presionet dhe telefonatat nga inspektoret e rendit, I marrin ne telefon dhe I kerkojne te paraqiten ne polici, pikerisht tani qe jane per ne proteste.

Ju kemi thene qytetareve te mos tremben, te mos kene frike, te mos ju pergjigjen telefonatave te inspktoreve te rendit dhe punonjesve te poicise. Nuk e kane detyrim ligjor qe me nje telefonate qe nuk dihet kush e merr ne telefon te paraqitet ne polici.

Perdorin friken ndaj qytetareve. Ne do te jemi ne krah te tyre per te mos intimiduar dhe per ti bere santazh dhe presion policia.

Protestat do te vazhdojne  Kjo eshte nje proteste popullore, revolte popullore. Nje pjese e mire e protestuesve nuk jane anetare te partise demokratike.

Ketu ka votues te majte, anetar te PS qe kane dorezuar teserat dhe vijne ketu e ven ne proteste.

Pavarsisht se thone qe nuk jemi me PD, jemi per rrezimin e kesaj qeverie, se eshte qeveri hajdute, qe na ka mohuar te drejtat, jo vetem dhe thjeshte anetareve te PD”-u shpreh ai.

 

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani