Lajme

Fier, arrestohet 37-vjeçari, iu gjet kokainë e fshehur në këpucë

Loading...

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit, në Fier, pasi akuzohet spër shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla. Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se, si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. Ç., efektivët e Policisë së Shtetit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

Loading...

Në këto kushte, 37-vjeçari L. Ç., banues në Fier, u arrestua në flagrancë.

Dozat e kokainës ishin fshehur në këpucë.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani