KOSOVA Lajme

Ferdonije Qerkezi akuzon Dragan Racicin dhe Vuk Mirkovicin për rrëmbimin e familjarëve të saj

Loading...

Ferdonije Qerkezit shpresat se një ditë drejtësia do të triumfojë, nuk i kanë humbur, ndonëse qe 20-vjet pas lufte kjo drejtësi nuk është parë askund, shkruan GazetaBlic.

E mbushur me kujtime e dhimbje, ajo ka hapur derën e shtëpisë për “BlicInterview” aty ku ka treguar gjithçka për jetën që e bënë e vetme që nga 27 marsi i vitit 1999, kur polic serbë të maskuar ia rrëmbyen të gjithë meshkujt nga shtëpia.

Ndonëse me zemër të plasur, ajo shpreson në vënien e drejtësisë për të dhe shumë të tjerë me po të njëjtin fat si të saj. Qerkezi ka treguar se i njeh fort mirë policët serb që ia rrëmbyen burrin e djemtë, të cilët thotë se janë Dragan Racic dhe Vuk Mirkovic – që të dy këta nga Gjakova.

Loading...

Unë shpresoj, drejtësia vonon, por besoj. Kriminelët që më morën djemtë dhe burrin po të dënohen me nga 15 vite burg nuk jam e kënaqur, por drejtësia e thotë fjalën e fundit. Dragani (Dragan Racic) ka qenë nga Gjakova është shoqëruar shumë me shqiptar se ne kemi pasur qebaptore dhe aty kanë shkuar për të ngrënë e pirë dhe nuk kanë paguar kurrë Vuku (Vuk Mirkovic) e Dragani dhe është pak që midis Gjakove të varen trupat e tyre dhe të copëtohen.” – thotë duke u munduar të mos e tradhtojnë lotët, Ferdonije Qerkezi.

/ © GazetaBlic /

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani