KOSOVA

Fëmijët e vrarë i identifikova përmes rrobave –

Loading...

23:02, 17 Maj 2019

Ferdonije Qerkezi ka rrëfyer se si i ka identifikuar fëmijët e saj të vrarë. Nënë Ferdonijes i ishin kthyer trupat e dy djemve të saj – Artanit dhe Edmondit.

Ajo ka treguar se identifikimin e trupave të dy djemve të vrarë e ka bërë përmes rrobave sepse e dinte saktësisht se çka kishin veshur ata për herë të fundit kur policia serbe ia mori nga shtëpia së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë e tjerë.

“Ata kanë qenë shtatgjatë dhe kur më thanë se dy djem ishin në Vërmicë i kam identifikuar përmes rrobave sepse e dija saktë se çfarë kanë pasur të veshur”, ka rrëfyer Qerkezi në “Blic Interview me Astrit Gashin”.

Ajo thotë se nuk shpreson që bashkëshorti i saj Halimi dhe dy djemtë e tjerë janë të gjallë.

“Jo, nuk i pres të gjallë sepse trupat e djemve – Artanit dhe Edmondit – janë kthyer. Trupat e bashkëshortit Halimit dhe dy djemve të tjerë nuk janë kthyer, por unë gjallë nuk i pres”, ka thënë nëna gjakovare e cila e ka humbur gjithë familjen në vitin 1999 nga forcat policore serbe.

Nënë Ferdonija ka deklaruar se nuk e ka asnjë informatë për bashkëshortin Halimin dhe dy djemtë e tjerë.

Marre nga KlanKosova

Loading...