KOSOVA

Faleminderit që ma keni besuar udhëheqjen e Degës së PDK-së në Pejë edhe për një mandat –

Loading...

21:54, 26 Maj 2019

Nënkryetari i PDK-së njëherësh i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti pas zgjedhjes së tij në krye të Degës së PDK-së në Pejë ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për të, njofton .

Haliti përmes një postimi në Facebook tha se falënderim i posaçëm është për mikun e tij, Adem Grabovci për mbështetjen e procesit si dhe mbështetjen morale që i ofroi atij.

Postimi i plotë i Halitit:

Të nderuar delegatë të kuvendit të sotëm zgjedhor të PDK-së, Dega në Pejë,

Sot, me votën tuaj të fshehtë, në një atmosferë demokratike, ma keni besuar udhëheqjen e Degës së PDK-së në Pejë edhe për një mandat.

Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni votuar!

Një falenderim të posaçëm kam për mikun tim, Adem Grabovci, për mbështetjen e procesit dhe mbështetjen morale, që ma ka dhënë.

E falenderoj edhe Salih Lajçin, që e mundësoi një proces demokratik zgjedhor, duke qendruar në garë.

Po ashtu falenderoj komisionin lokal dhe atë qendror për angazimin në procesin e organizimit të zgjedhjeve si dhe organizimin perfekt të Kuvendit.

Me këtë rast dua ta ripërsëris zotimin dhe gatishmërinë time, që së bashku me strukturat e degës, të të gjitha niveleve, me të gjithë anëtarësinë e PDK-së, për t’u angazhuar në rritjen dhe fuqizimin e PDK-së jo vetëm në Pejë, por në të gjithë vendin, për ta jetësuar Dekadën e re.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani