HI TECH

Facebook fshin 265 llogari në Izrael

Loading...

Facebook u njoftoi se ka fshirë 265 llogari, faqe dhe grupe të lidhura me një kompani me bazë në Izrael.

Nga sa pohon gjiganti i teknologjisë, profilet janë hequr si nga platforma e tij, ashtu dhe nga ajo Instagramit dhe arsyeja e një lëvizje të tillë është se prej llogarive në fjalë ka pasur “sjellje joautentike”.

Ato duket kanë shenjëstruar përdoruesit në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë. Kjo masë e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për zgjidhjen e  shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

“Në këtë rast u përdorën llogari të rreme për të drejtuar faqet dhe përmbajtjen e tyre si dhe për të rritur ndërveprimin në mënyrë artificiale”, thuhet në njoftimin e Facebookut.

Loading...


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani