Lajme

Është babai i nënkryetarit të FRESSH –

Loading...


Pas deklaratës së kreu të Partisë Demorkatike kundër gjyqtarit që la sot në burg 20 nga 50 protestuesit e arrestuar të opozitës, ka ardhur dhe një tjetër reagim nga kreu i FRPD.

Bellind Këlliçi në një reagim në Facebook shprehet se gjyqtari Arben Micko është babai i nënkryetarit të FRESSH, Artur Micko. Kreu i të rinjve demokrat shton se ai dhe të rinjtë e tjerë opozitar nuk do të ndalet nga asnjë gjyqtar që mund t’i dënojë.

“Drejtesia e Edi Rames, burg per protestuesit dhe pushtet per kriminelet! Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues. Drejtesia e Edi Rames dha burg per ata qytetare qe protestojne per liri dhe te drejta themelore, e jep pafajesi per kriminelet, trafikantet, hajdutet e perdhunuesit.

Burg per protestuesit e unazes, asnje akuze per hajdutet e 40 milione eurove per 2km rruge te unazes. Burg per protestuesit qe duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, asnje hetim per bleresit e votave ne bashkepunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj.

Dosja 339 dhe 184 dhe kapja politike e drejtesise i kane mbyllur Shqiperise deren e Europes. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per shqiptaret. Asnje gjygjtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi, na shton vendosmerine ne betejen tone per Shqiperine si e gjithe Europa.

Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqiperine si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone europiane”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga takimi që pati sot me gazetarët u shpreh se ai dhe PD nuk do e falin këtë gjyqtar, për të cilin shtoi se është një pinjoll i hetuesve të diktaturës. Sot në Gjykatën e Tiranës janë lënë në burg 20 nga 50 protestuesit që ishin arrestuar për tubimin e datës 11 maj të organizuar nga opozita.

Marre nga TPZ.al

Loading...