Lifestyle

Era Rusi zbulon prapaskenat e klipit të ri: Plasi syri i keq!

Loading...

Era Rusi ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth klipit të saj më të ri “Le t’i dali flaka”.

Në këtë projekt ritmik dhe tipik veror, këngëtarja është shfaqur energjike dhe në super formë.

Era tregoi që gjatë xhirimeve të gjithë kanë qenë spontanë dhe janë kënaqur pafund, mirëpo kjo s’ do të thotë që kanë munguar incidentet apo situatat e sikletshme në prapaskenë.

Duke nisur nga hapja e sandales e deri te këmbët e vrara gjatë kërcimit zbathur mbi gurët e vegjël, Era i tregoi të gjitha, madje punën e sandales e lidhi edhe me syrin e keq.

Loading...

“Një, dy, te shkalla e tretë iku sandalja…mendoj që të shkalla e tretë iku syri i keq”, tha ajo, duke shtuar më tej se në disa situata është supersticioze.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani