Lajme

EMRAT/ Gjykata jep vendimin për shtatë protestuesit e arrestuar –

Loading...


Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për shtatë të arrestuarit nga policia në protestën e ditës së hënë. Gjykata ka vendosur pesë masa detyrim paraqitje dhe dy masa arrest shtëpie.

Masa detyrim paraqitje është dhënë për: Arelin ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Gerba. Ndërsa masa arrest shtëpie për: Dritan Kuka dhe Qazim Nazera.
Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Kundërshtim i policisë me dhunë”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Të arrestuarit thanë para gjykatës se gjatë arrestimit të tyre, ishte ushtruar dhunë mbi ta.

Dritan Kuka dhe Qazim Nazera u lanë në burg me argumentin se dyshohet që ishin ata që qëlluan me gurë Drejtorinë e Policisë Tiranë, duke thyer disa prej xhamave.

Loading...

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani