Sport

Emery zbulon pasardhësin e Ramsey tek Arsenali

Loading...

Ramsey do të largohet nga Arsenali më 30 qershor – pasi ka nënshkruar një kontratë paraprake me Juventusin e Serie A.

Emery tashmë është duke u përgatitur për të luajtur pa mesfushorin me ndikim dhe ka identifikuar një zëvendësues të tij, përcjell GazetaBlic.

Për shkak të shumës së parave që ka në dispozicion, Emery është duke menduar në promovimin e lojtarëve të rinj si Joe Willock dhe Eddie Nketiah. Ai beson se një nga të dy, ose të dy, mund të luajnë në rolin e Aaron Ramsey.

Loading...

Willock është vetëm 19 vjeç dhe ka luajtur në të gjitha grupmoshat e ‘Topçinjëve’ në të kaluarën.

Kurse, Nhetia kishte dy paraqitje në Premierligë këtë sezon. Mesfushori shënoi nëntë herë në 10 paraqitje për Premier League2 të Gunners. Ai shtoi katër asistime për ekipin.

Mesfushori u bashkua me Arsenalin nga akademia e të rinjve të Chelseat në vitin 2015.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani