Sport

Emery: Nuk e di pse UEFA ka vendosur që finalja të luhet në Baku!

Loading...

Unai Emery është i kënaqur që do të kryesojë Arsenalin në finalen e Europa League, por atij nuk po i pëlqen vendimi i UEFA-s për tifozët që do të jenë prezent në Baku.

Kostoja e madhe dhe përpjekjet logjistike për tifozët – nënkuptojnë se dy klubeve angleze u janë ndarë vetëm 6000 bileta për ndeshjen në Baku më 28 maj, në një stadium që ka një kapacitet prej 68 mijë ulëseve, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë – Emery beson se stadiumi do të jetë i stërmbushur.

Loading...

“Kam luajtur Superkupa në Tbilisi në Gjeorgji tre vjet më parë me Sevilën kundër Barcelonës”, tha trajneri i Arsenalit.

“Më pëlqen të luaj më afër Londrës, sepse jemi dy skuadra angleze dhe nuk mund të kemi shumë anglezë atje. Nuk e di pse UEFA ka vendosur të luajë atje. Stadiumi do të jetë i mbushur, por jo me tifozët tanë dhe tifozët e Chelseat”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani