Lifestyle

Elton Deda një ‘shuplakë të fortë’ ndaj atyre që gjykuan Jonida Maliqin: Histeri kolektive e injorantëve

Loading...

TIRANË– Të gjithë vunë re anglishten ‘e çalë’ të Jonida Maliqit gjatë një konferencë për shtyp në Tel Aviv, por disa artistë i kanë dalë në mbrojtje këngëtares, duke e kritikuar pafund mënyrën se si e trajtuan shqiptarët anglishten e Jonidës. Një ndër to është dhe artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Elton Deda.

Ai ka përcjellë një mesazh ‘ndërgjegjësimi’ për të gjithë publikun që t’i lenë artistët të bëjnë punën e tyre. Eltoni e ka nisur shkrimin e tij me Manjola Nallbanin, që ka mbajtur një koncert. Duke përmbledhur dy urime në një postim, këngëtari ka nxjerrë në pah boshllëkun shpirtëror të njerëzve.

Kjo ditë e bukur me diell ( hëpërhë), përtej mynxyrave politike dhe gjendjes depresive që kalojnë të gjithë shqiptarët, u hap me ndjenja të bukura dhe pozitivitet. Mbrëmë, Manjola Nallbani këndoi jo vetëm për njerëzit në sallë, por për të gjithë shpirtërat e lodhur të artistëve shqiptarë. E shoqërova bashkë me muzikantë të mëdhenj në këtë rrugëtim të bukur dhe të them të drejtën e kam shijuar shumë koncertin. Kaloi shumë shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti në këngën e fundit. Kishte në sallë shumë kolegë të cilët i pashë gati në mallëngjim dhe kjo është e natyrshme. Në duam gjëra të bukura, kaq e thjeshtë është. Dhe vetëm njerëz të mëdhenj, por modestë si Manjola dinë t’i shërbejnë aq bukur në art. Urimi im për Manjolën është që të mos ndalojë këtu pasi artistët e mëdhenj ndalojnë vetëm kur ndalon ora. Ka shumë akoma për të dhënë.

Ndjenja tjetër e bukur ishte kualifikimi i Jonidës. Histeria kolektive e disa injorantëve që u morën me nivelin e anglishtes së saj, u kthye në një dashuri të pafundme direkt. Kjo tregon që një pjesë e shoqërisë sonë vuajnë nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllëk shpirtëror. Merreni si këshillë miqësore, lerini artistët të bëjnë punën e vet dhe bëni dhe ju ndonjë punë se nuk del keq. Shumë suksese e dashur Jonida dhe të jesh e qetë pasi muzika ka vetëm një gjuhë universale, që e kuptojnë të gjithë.”- shkruan Elton Deda në profilin e tij në Facebook.

Postimi i Elton Dedës në Facebook.

 

(R.L/Dosja.al)

The post Elton Deda një ‘shuplakë të fortë’ ndaj atyre që gjykuan Jonida Maliqin: Histeri kolektive e injorantëve appeared first on .

Marre nga

Loading...