Lajme

Ekonomi, Shqipëria e varfër me koston më të lartë të jetesës në rajon

Loading...

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot e jetesës më të larta në rajon. Të dhënat për gjashtë muajt e parë të vitit 2019 janë publikuar nga portali më i madh i të dhënave Cost of Living – Numbeo. Shqipëria renditet në vendin e nëntë nga 40 shtete të Europës. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kostoja e jetesës në Shqipëri është bërë edhe më e shtrenjtë.

Loading...

Indeksi i Cost of Living – Numbeo përllogaritet duke marrë në konsideratë disa kategori, që përbëjnë shpenzimet kryesore të një ekonomike familjare, siç janë indeksi i qirasë, indeksi i kostove të jetesës, indeksi i shpenzimeve të shportës bazë, indeksi i çmimeve në restorante, indeksi i fuqisë blerëse vendase etj.

Interesant është fakti se, ndërsa kostoja e jetesës ka shënuar rritje në Shqipëri, indeksi i fuqisë blerëse të vendase, e cila mat aftësinë e shqiptarëve për të përballuar jetesën, ka rënë. Ky indeks është përkeqësuar gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, ku Shqipëria është renditur e parafundit në Evropë për fuqinë blerëse më të ulët të vendasve, duke u renditur pas Moldavisë.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani