Efekti Zidane, tani Varane konfirmon qëndrimin në Santiago Bernabeu

Ishte njëri nga të përfolurit për një largim të sigurt nga Madridi.

Por, si duket ardhja e Zidanes i ka kthyer gjërat nga zeroja, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për të ardhmen e mbrojtësit francez, Raphael Varane, i cili sipas të gjitha gjasave tashmë ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin Iberik.


Në një intervistë për gazetën madrilene Marca, Varane është shprehur se nuk e mendon largimin dhe se do të jetë pjesë e Realit në edicionin e ri, madje ka premtuar se do të rikthehet të jetë ai i dikurshmi.

Ky ndryshim i qëndrimeve i atribuohet trajnerit të rikthyer, Zidanes.

Gjithsesi, mbetet të shihet në edicionin e ri, nëse mbrojtësi “tre-kolor” vërtetë do të kthehet në formën e tij më të mirë.

/GazetaBlic/

Burimi