KOSOVA Lajme

Edita Gjikolli ka nevojë për ndihmën tonë

Loading...

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, shkruan Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se takimi ka qenë i rregullt, teksa ka shtuar se e ka falenderuar ambasadorin gjerman për kontributin e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.

Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin biseduam për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.
E falënderova Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve.
RH

Loading...

The post Haradinaj takon ambasadorin gjerman – e falenderon për këtë gjë appeared first on GazetaBlic.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani