Kuriozitete

E shkruajnë me sprej ariun polar, alarmohen ekspertët (VIDEO) –

Loading...

14:10, 3 Dhjetor 2019

Pamjet e shpërndara në mediat sociale në Rusi të një ariu polar me mbishkrimin “T-34”, të bërë me sprej të zi në trupin e tij,  kanë alarmuar ekspertët.

Ekspertët paralajmëruan se veprime të tilla mund të ndikojnë në aftësinë e kafshës për t’u bërë pjesë e grupeve të species së saj njëkohësisht mund të paraqes problem për të gjetur ushqim.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar saktësisht se në cilin vend të Rusisë është filmuar videoja.

“T-34” ishte një tank që luajti një rol jetësor në humbjen e Gjermanisë naziste ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Loading...

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani