Sport

E rrallë, i dënuari me burg mori leje për Partizanin kampion! –

Loading...

Në futboll situata të tilla, me tifozë që bëjnë gjëra ekstreme për ekipin e zemrës, janë gjëra të njohura, por në futbollin shqiptar, tifozët e Partizanit janë vërtet specialë. Të njohur për pasionin e tyre të pashoq, tifozët e kuq janë ata që nuk e kanë braktisur ekipin as në ditët më të errëta, duke kontribuar drejtpërdrejt dhe në aspektin financiar për të ndihmuar sadopak një ekip që mezi mbante frymën në Kategorinë e Dytë të Futbollit.

Dje Partizani u shpall kampion për herë të 16-të, hera e parë pas 26 vitesh, pjesa dërrmuese e tyre e shënuar me më shumë ulje sesa ngritje, por në sezonin e tyre të gjashtë të rikthimit në superiore, kryeqytetasit arritën të shpalleshin kampionë. Prezent në derbin e fundit të fituar 2-1 ndaj Tiranës dhe që kurorëzoi Partizanin kampion, ishte edhe Vladimir Sinani, një tifoz i kuq nga Saranda.

Loading...
Tifozi
Tifozi

Historinë e tij e bën të ditur organizatori i tifozëve të kuq në qytetin jugor, Ilir Bajramaj, i cili, në komentin e tij dedikuar Sinanit, thekson: “Vëllezër të uraganit “Ultras Guerrils. Ky është sarandioti Vladimir Sinani, i cili vuan burgun dhe për të parë Partizanin kampion, mori leje nga burgu dhe marshoi bashkë me “Guerrilsat” e Sarandës drejt Tiranës. Kush e do Partizanin, edhe në planet tjetër të jetë, do zbresë mu në mes të uraganit. Ku është ndryshimi ynë nga tifozëritë e tjera”.

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani