E quajnë të pavlerë, Albana Osmani u kthehet ‘monstrave’ që i kontrollojnë profilin

Moderatorja, Albana Osmani prej disa kohësh i është përkushtuar projektit të saj të ri me organizatën fitimprurëse “You are a sunflower”. Suksesi i saj i ka kaluar kufijtë e vendit, por jo të gjithë e përkrahin moderatoren në këtë rrugë.

Përmes një postimi në Instagram, Albana ka dy fjalë për ata që e quajnë “të pavlerë” dhe “një vajzë e thjeshtë televizioni”.

“Ju drejtohem “mostrave” që janë atje jashtë, duke kontrolluar në fshehtësi profilin tim publik. Duke pritur të shprehin urrejtjen të shkatërrojnë në çdo formë çdo punë të mirë, dhe që rrinë duke hapur çdo ditë profile fallco duke thënë që jam “një e pavlerë, thjesht një vajzë televizioni etj…”, që rrini duke i shkruar qoftë dhe një njeriu të vetëm që blen një bluzë luledilelli për bamirësi, mos e mbështesni Fondacionin, kam një mesazh të thjeshtë për ju: Betejë e humbur! E mira do fitojë! Mos harroni çdo gjë lë gjurmë online. Beje copy-paste këtë mesazhj te grupi jot, tek familja jote. Kudo që të jesh mos harro kam superfuqinë time, dashurinë e njerëzve dhe të Zotit vetë”,- shkruan Albana osmani në Instastory.

Postimi i Albana Osmanit në Instagram.

L.K/Dosja.al

The post E quajnë të pavlerë, Albana Osmani u kthehet ‘monstrave’ që i kontrollojnë profilin appeared first on .

Marre nga